Nën kujdesin e Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit, u zhvillua leksioni i hapur me temë “ Sfidat Euroatlantike të Maqedonisë së Veriut “ nga Dr. Shpëtim Cami.
Leksioni u zhvillua në formën e një tryeze debati ku të pranishëm ishin pedagogë dhe studentë të Universitetit Barleti.
Pas një prezantimi mbi historinë politike të Maqedonisë së Veriut që nga krijimi i shteteve moderne ballkanike gjatë shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, nga Dr. Cami, debati u përqendrua rreth 2 sfidave aktuale të Maqedonisë se Veriut në marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe arsyet e një vlerësimi në grup të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.
Prof. Zamira Çavo, Dr. Fatri Morina , Dr. Teuta Çerpja. Dr. Brikena Tolli, Msc. Eurona Leka, MA. Fationa Qurku, etj debatuan rreth qëndrimeve të BE ndaj Shqipërisë dhe RMV në lidhje me procesin e hapjes së negociatave duke dhënë alternativa konkrete për zgjidhjen dhe përshpejtimin e procesit.
Të pranishmit e vlerësuan si një tryezë shumë të dobishme.