TripleCity nëpërmjet Dig-In Hub në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike në #UniversitetiBarleti organizuan me dt.02.06.2021 trajnimin online me temë : "Have you been hacked? ", nga z. Kastriot Fetahaj dhe znj. Esmeralda Kazia!
Siguria kibernetike mund të jetë e frikshme për shkak të kompleksitetit të saj teknik dhe kërcënimeve gjithnjë në ndryshim me të cilat profesionistët duhet të përballen.Gjatë këtij trajnimi u trajtuan këshilla tepër praktike që mund të ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë për sigurinë duke filluar nga menaxhimi i fjalëkalimeve deri te phishing emails, ashtu sikurse edhe strategjitë dhe mjetet që mund të ndihmojnë të bëhemi më të vetëdijshëm për sigurinë tonë dhe si
t'i mbajmë të sigurta informacionet tona.