Java e dyte e kampionatit të volejbollit është mbyllur me sukses, Barleti Volley-Flamurtari, dhe Barleti Volley-Skënderbeu me rezultatin e pastër 3-0.
Vajzat e ekipit Barleti vazhdojnë me fitore radhazi duke treguar që edhe këtë vit janë pretendentet kryesore për titullin kampion, por deri në përfundim ka shumë rrugë përpara.
Ndeshja e parë me Flamurtarin e Vlorës është fituar 3-0 nga kampionia në fuqi e volejbollit shqiptar të femrave, Barleti Volej. Trajneri i Flamurtarit, Todi Driza, ka deklaruar se ekipi vlonjat është duke ardhur në rritje për të arritur objektivat e vendosur nga klubi Vlonjat. Ky është viti i parë që ekipi Vlonjat luan në ligën e parë, duke qenë se sezonin e kaluar fitoi vendin e parë në grupin A2, dhe këtë sezon është pjese e ekipeve më të mira në Shqipëri.
Ndeshja e parë është luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në qytetin e Tiranës. Ndeshja e dytë ka përcjellë emocione për vajzat korçare, e cila është luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla”, të qytetit të Korçës, teksa ka pasur rreth 500 tifozë të pranishëm për të mbështetur skuadrën e tyre.
Korçaret, me moshën më të re nga të gjitha ekipet e këtij sezoni, janë munduar të japin maksimumin e tyre, por vajzat barletase e kanë marrë situatën në dorë që në fillim të ndeshjes, duke mos lënë asnjë hapësire për të sulmuar.
