Për të dytin vit radhazi, Departamenti i Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike organizuan online në datën 11 maj, një bashkëbisedim pedagogë e studentë nën moton ‘’Zëri Yt në ditën e Evropës’’. Tema të trajtuara në këtë aktivitet i takonin BE-së si organizim politik dhe ekonomik, çështjeve të sigurisë, projektet IPA në Shqipëri, etj. Studentët edhe njëherë dëshmuan seriozitet dhe aftësi të mira analitike.