Klubi Ligj dhe Demokraci, nën koordinimin e Grejsa Dushku, organizoi aktivitetin e rradhës, një Gjyq Simulues, sipas modelit të Gjykatës Penale, Rrethi Gjyqësor Tiranë.
Çështja me objekt vjedhjen e pasurisë (Neni 134 KP), përkrahjen e autorit të veprës penale (Neni 302 KP), dhe përvetësim i provave ose sendeve që rrjedhin nga vepra penale ose krijimtaria kriminale (Neni 287/b, KP). Pas përgatitjes së akuzës dhe mbrojtjes, studentët ia dolën për të improvizuar një seancë gjyqësore e cila u realizua me shumë sukses. Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga pedagogë të Barletit, të cilët përgëzuan studentët për punën e tyre.
Studentët anëtarë të Klubit morën role si:
Nënpunësi i Gjykatës: Irgen Leka
Gjyqtare: Grejsa Dushku
Sekretare e gjykatës: Melisa Mulaj
Prokurori: Mustafa Llani
Avokate: Arishela Abdi
Viktima: Romilda Bahollari
I pandehur: Julian Talaj
Punojëse e policisë rrugore: Leonida Metani
Eksperti kriminalistik: Aderaldo Mema
Fotot në vazhdim tregojnë realizmin e gjyqit simulues.