Klubi i Sportit dhe i tifozëve në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Sportit Universitar organizoi aktivitetin “Zumba & Volley me studentët” në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.
Studentët kaluan disa momente argëtimi me njëri-tjetrin, duke kërcyer dhe zhvilluar ndeshje miqësore.