Ditën e premte datë 09.04.2021, Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në bashkëpunim me Klubin e Rekreacionit dhe Outdoor, nën kujdesin e Dr.Florina Pazari dhe Dr.Elda Mamoçit, organizuan takimin Online me tematikë: "Turizmi i përgjuar në Shqipëri në periudhën 1945-1990”, ku e ftuar ishte ekspertja e turizmit, pedagoge Dr.Brunilda Liçaj.
Në takim u diskutua rreth historikut të zhvillimit të turizmit në Shqipëri, infrastrukturës së parë turistike dhe destinacioneve turistike të asaj kohe, turizmi i kontrolluar gjatë periudhës së sistemit të ekonomisë së centralizuar, infrastruktura pritëse dhe montimi i sistemeve të përgjimit në hotele.
Me pjesmarrjen e studentëve të programeve të ndryshme të studimit të Universitetit Barleti dhe anëtarëve të stafit akademik, takimi rezultoi mjaft i suksesshëm.