Më datë 15 Tetor 2014, në ambientet e “Universiteti Barleti”, Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD) në bashkëpunim me Agjencinë e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), organizuan Ditën Informative mbi Programet Evropiane të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, që financojnë dhe mbështesin kërkimin shkencor,.
Programet që u prezantuan ishin: Horizon 2020, Qendrat Kërkimore të Përbashkëta (JRC), Rrjeti Euraxess, Karta Evropiane për Kërkuesit dhe Kodi i Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesit.
U be prezantimi i OI-net The European Academic Network.
Kërkueseve të UB dhe BIRD iu bë e mundur të gjejnë shumë informacion mbi temat e programeve të reja evropiane. Gjithashtu mendohet se bashkëpunimi i ngushtë me institutet e përbashkëta (JRC) dhe aplikimet në programet Evropiane të Kërkimit dhe Inovacionit do ndihmojë së tepërmi në rritjen e nivelit të tyre si kërkues, në përmirësimin e njohurive dhe teknologjive, dhe në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit.
Personat që informuan dhe bënë prezantimin ishin: Daniela Tako, Julian Zaimi dhe Ardit Gjipali te tre përfaqësues nga i Departamenti Programeve Ndërkombëtare (AKTI) si edhe Dr.Reis Mulita përfaqësues i Certi / Instituti për Kërkim dhe Zhvillim Barleti.
