Përse shërbejnë sondazhet politike? Si zhvillohen ato? Cili është roli dhe rëndësia e teorisë politike?
Z.Edvin Kulluri, analist politik me eksperiencë në median e shkruar dhe vizive, aktualisht në pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit, trajtoi problematikat e mësipërme për studentët e shkencave politike të Universitetit "Barleti", si dhe një sërë çështjesh të tjera lidhur me rolin e platformave të majta dhe të djathta në skenën politike aktuale.
Duke qenë se ndër profesionet që studentët e shkencave politike përgatiten të ndërmarrin, është edhe ai i analistit politik, Z.Kulluri foli për rëndësinë e përcjelljes së të dhënave dhe të opinionit publik nëpërmjet sondazheve "pa e manipuluar atë".