Seconda Universita degli Studii di Napoli, është renditur i pari në rajonin e Campanias dhe i 18-ti në të gjithë Italinë. Fakulteti i Drejtësisë i universitetit “Barleti” bashkëpunon me këtë institucion në ofrimin e programeve master shkencor në specializimet: E Drejtë Tregtare dhe E Drejtë Penale dhe Kriminoligji për të kurorëzuar ciklin e dytë të studimeve me një diplomë të dyfishtë. Rezultatet e studimit Anvur nga Agjencia Kombëtare e Vlerësimit të Sistemit Universitar dhe Kërkimit Shkencor, duke ju referuar periudhës 2004-2010, tregojnë se Seconda Universita degli Studii di Napoli (SUN) klasifikohet e 18-ta ndër universitetet italiane më të mëdha e më të mira dhe e para në rajonin Campania. Në këtë mënyrë SUN lë pas edhe Universitetin Federico II, i cili është i pari universitet në botë që ka hapur Fakultetin e Drejtësisë që në vitin 1224.
I dërgojmë urimet e përzemerta SUN-it dhe bashkëpunime sa më të frutshme në të ardhmen, pasi partnerë të tillë janë një mbështetje e rëndësishme për Universitetin “Barleti”, e sidomos për Fakultetin e Drejtësisë.
Burimi: http://noi.caserta.it/la-sun-si-piazza-al-primo-posto-tra-le-universita-campane-e-18-in-italia-zinzi-complimenti-al-rettore-rossi.html