universiteti “Barleti” është themeluar në vitin 2005 dhe është një ndër universitetet e para private në Shqipëri.
Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti është krijuar në vitin 2008 nën ombrellen e Universitetin Barleti duke i dhënë një vizion shumë më të gjërë kërkimit shkencor në të gjitha hallkat e tij në përputhje me politikat dhe standartet europiane në këtë drejtim, si dhe për t’u shndërruar në promotorin dhe mbështetësin e fuqishëm të punës kërkimore shkencore në Universitetin “Barleti”.
Universiteti Barleti është duke filluar Programin Bachelor në Menaxhim Turizmit në Tetor të këtij viti (2013). Programi akademik përfshin kurrikulat e aprovuara nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë që drejtojnë në një diplomë në Menaxhimin e Turizmit, e cila përfshin kurse nga American Hotel and Lodging Educational Institute (AHLEI) gjatë vitit të dytë dhe të tretë.
UB ka partneritet me American Hotel and Lodging Educational Institute (AHLEI) për të ofruar standartet globale të AHLEI, nëpërmjet programeve akademike për studentët e turizmit në Shqipëri. Pjesë e këtij bashkëpunimi është që të identifikojë një grup të lektorëve për të marrë pjesë në seminarin e certifikimit në “Hospitality Educators” të udhëhequr nga një trajnues Master të AHLEI-t, seminari i cili është planifikuar të mbahet në Shtator në Kampusin Nr. 2 të Universitetit Barletit . Ky aktivitet është bashkë-sponsorizuar nga USAID / Rritje Albania Competitive Enterprise Development Project
Pas përfundimit me sukses të provimit final dhe marrjes së certifikatës CHE nga AHLEI, kandidatët CHE mund të kenë mundësi për t’u përzgjedhur për një kontratë pune si lektorë CHE pranë Departamentit të Turizmit në UB për një ose më shumë prej tetë kurseve që AHLEI ofron.
Certifikimit profesional nga AHLEI është dallimi përfundimtar i përsosmërisë profesionale për industrinë e Hotelerisë, me më shumë se 90 filiale të licencuar në 54 vende në të gjithë Evropën, Azinë, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën Latine. https://www.ahlei.org/