Ditën e premte 28 Qershor 2013 u zhvillua ceremonia e certifikimit për kurset e Maturës Shtetërore në lëndët me zgjedhje, Anglisht, Ekonomi Baze, Ekonomi e Thelluar, Fizike dhe Qytetari, të cilat u ndoqën në mënyre intensive nga maturantë të shkollave të ndryshme të Tiranës. Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit “Barleti”, kampusi nr. 2, ku të pranishëm ishin maturantët që ndoqën dy jave radhazi kurset përgatitore si dhe stafi i UB-së. Ceremonia u hap me fjalimin e Rektorit, Prof. Dr. Marenglen Spiro, i cili i përshëndeti me përzemërsi dhe i uroi suksese në rrugën e tyre profesionale. Me tej, Prof. Marjana Çadri, Koordinatore e Programit të Edukimit, Dekania e Studentëve Elona Bano, pedagogët Asije Koprencka, Elora Kokalari dhe Erion Kristo. I urojmë maturantëve suksese në raundin e fundit të provimeve, ato me zgjedhje.