Ditën e premte, më datë 7 qershor 2013, Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës së Universitetit Barleti në bashkëpunim me institutin AGENDA dhe me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur Për Shqipërinë, organizoi një takimin të hapur për të diskutuar mbi “ Tablonë e Zhvillimeve Ekonomike Shqiptare”. Në takim ishin të pranishëm z. Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv i OSFA , z. Gjergji Filipi, Drejtor për Kërkimin në Institutin AGENDA , znj. Elena Polo, Analiste për Kërkimin në Institutin AGENDA, pedagogë dhe studentë të Universitetit Barleti .
Takimi mori shkas nga interesi i madh që paraqet tashmë situata ekonomike në vend. Synimi i takimit ishte të paraqiste një tablo të realitetit ekonomik me problematikat e veta, të cilat duhet të lexohen drejtë duke ndihmuar në një ndërhyrje efektive dhe efikase në tregje.
Një nga qëllimet e këtij takimi ishte edhe vendosja e problematikave ekonomike në fokus të opinionit publik. Takimi, i cili zgjati rreth 2 orë, pati shumë pyetje dhe diskutime nga të pranishmit, duke reflektuar kështu interesin e të gjithëve ndaj çështjeve aktuale ekonomike.
Fakulteti i Ekonomisë dhe Financës duke falënderuar pjesëmarrësit për diskutimet dhe idetë e tyre të vlefshme, shpreh gatishmërinë për organizimin në vijimësi të takimeve të tilla.