Pranimi i universitetit “Barleti”, si i pari universitet shqiptar, në Konsorciumit Europian të Studimeve Politike (ECPR) shënon dhe memorandumin më të fundit të nënshkruar, por jo të parin.
Mes partnerëve të institucionalizuar të UB, gjatë aktivitetit të tij, përmenden:
- Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore
Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i universitetit “Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo, dhe drejtori i Institutit të Studimeve Publike dhe Ligjore Gent Ibrahimi.
- Universiteti AAB me seli në Prishtinë (Kosovë)
Memorandimi i bashkëpunimit u nënshkrua nga rektori i universitetit “Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo dhe përfaqësuesi i Universitetit AAB me seli në Prishtinë, Prof. Dr. Ismail Hasani (Prorektor për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zhvillimin), më dt. 5 mars 2007.
- Zyra e Avokatisë HAKANI & ASSOCIATES (Tiranë)
Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga përfaqësuesi i UB, Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe përfaqësuesi i Hakani&Associates Av. Arben Hakani (titullar), më dt. 16 mars 2007.
- Zyra e Avokatisë KALO & ASSOCIATES
Memorandumi u nënshkrua nga përfaqësuesi i universitetit “Barleti” Prof. Dr. Nikolla Dhamo (Rektor) dhe partneri drejtues i Kalo&Associates av. Përparim Kalo, më dt. 20 mars 2007.
- Departamenti i Administratës Publike (DAP)
Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë - Institucion Qeveritar u nënshkrua nga dr. Zamira Çavo (Prorektor pranë UB-së) dhe znj. Blerta Selenica (Drejtore pranë DAP) më dt. 11 dhjetor 2007.
- Shërbimi Kombëtar të Punësimit
Z. Andrea Miço (Drejtor i përgjithshëm) dhe dr. Zamira Çavo (Prorektor), përfaqësues përkatësisht të Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe universitetit “Barleti”, ishin palët nënshkruese të këtij Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë - Institucion Qeveritar, më dt. 11 dhjetor 2007.
- Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” (LSI)
Z. Ilir Meta (Kryetar) dhe znj. Zamira Çavo (Prorektor) ishin palët nënshkruese të këtij memorandumi, duke përfaqësuar përkatësisht LSI-në dhe Universitetin “Barleti”. Memorandumi për Partneritet Institucion i Arsimit të Lartë - Parti politike daton 6 janar 2008.
Në marrëveshjet e arritura deri tashmë, palët janë pajtuar për bashkëpunim në drejtimet e mëposhtme:
- për zhvillimin e praktikave dhe specializimin e studentëve;
- për promovim të karrierës së studentëve;
- për shkëmbime përvoje në drejtim të përmbajtjes së kurrikulave;
- për promovim të arritjeve dhe shërbimeve të ndërsjellta;
- për bashkëpunime me përfitime të ndërsjellta.
UB ka ofruar në kuadër të këtij bashkëpunimi vënien në dispozicion të infrastrukturës e kampusit universitar, si dhe organizimin e panaireve të punës për promovimin e karrierës së studentëve.