"Punësimi i studentëve në përfundim të studimeve universitare", ishte tema e bisedës që studentët e vitit të tretë ekonomik të Universitetit "Barleti" zhvilluan në datën 2 prill me Dr. Gjin Biba dhe M.B.A. Edlira Hoxha, organizuar nga zyra e zhvillimit të karrierës.
Gjatë takimit, studentët patën mundësi të njihen me hapësirat që tregu i punës në Shqipëri ofron për diplomat në fushën e menaxhimit dhe financë-kontabilitetit.
Kurrikula e universitetit "Barleti" që ka si veçori dalluese nga universitetet e tjerë, kombinimin e studimeve me minorët, bën që ky brez i ri që do të diplomohet, të jetë ndër më të favorizuarit në një treg pune ende mungojnë specialistët, sidomos në sektorët e Real Estate, e Sigurimeve, etj.
Alternativat ndaj punësimit pas diplomimit, të trajtuara nga pedagogët, përfshinë: vetëpunësimin, bashkëpunimin me investiture të huaj, sidomos në kuadrin e investimeve fillestare për tNULLu shndërruar në investime më të artikuluara në të ardhmen.
U theksua gjithashtu rëndësia e kualifikimit të mëtejshëm akademik në nivelet master, të domosdoshëm dhe shumë të kërkuar si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.