Ditën e mërkurë, më datë 18 mars 2009, europarlamentarja Elly De Groen zhvilloi një bisedë me studentë dhe pedagogë të Universitetit "Barleti" në lidhje me çështjet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në vendet e Europës Lindore të cilat janë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Eurodeputetja De Groen prezantoi për studentët dhe pedagogët e "Barletit" punën dhe përpjekjet e saj për zgjidhjen e problemeve të komuniteteve më pak të përkrahura dhe të përfaqësuara.
Gjatë bisedës Znj. De Groen foli për shqetësimet e minoriteteve rome në vende të ndryshme të Bashkimit Europian dhe vuri theksin në problememet që ajo ka hasur për të arritur një qasje sa më të drejtë ndaj këtyre shtresave në Parlamentin Europian.
Me një frymë humane dhe antikonformiste, Znj. De Groen nuk ngurroi të pranonte mangësitë e punës në Bruksel që vijnë për shkak të mosnjohjes së plotë të situatave në terren në vendet e Europës Lindore.
Debati midis eurodeputetes dhe studentëve të "Barletit" u zhvillua në formën e një bisede e cila përfshiu disa nga temat më të nxehta të aktualitetit shqiptar sië ;sht; ëështja e ligjit t; lustracionit dhe sistemit të vizave që aplikohet mbi qytetarët shqiptarë