Ditën e premte më datë 13 shkurt Profesor Mihallaq Qirjo dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Z. Edi Rama zhvilluan një takim të hapur me studentë të universitetit "Barleti" dhe nxënës të gjimnazit "Aristoteli" në Tiranë. Takimi kishte për temë hapat e ndërmara nga Bashkia për reduktimin e mbetjeve urbane dhe sensibilizimin e qytatarëve për reduktimin e këtyre mbetjeve.
Theksi në takim u vu mbi rolin e secilit nga individët që banojnë në Kryeqytet për të dhënë kontributin e vet në mbajtjen pastër të hapsirave qytetare dhe mbi të gjitha reduktimin e plehrave që përdor çdo person me rreth 100kg në vit.
PhD Mihallaq Qirjo bëri një prezantim tepër interesant të mënyrave sesi qytetarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e ndotjes së qytetit me disa hapa të thjeshtë dhe praktikë. U fol për riciklimin e letrës, plastikave dhe produkteve të tjera. Në fund të takimit Kryebashkiaku dhe Profesor Qirjo iu përgjigjën pyetjeve të të pranishmëve dhe pritën komentet dhe sugjerimet e tyre.