Sot më datë 29.06.2012 u zhvillua ceremonia e certifikimit për kurset e Maturës Shtetërore në lëndët me zgjedhje, Ekonomik, Anglisht, Qytetari, Sociologji, të cilat maturantët i ndoqën në mënyrë intensive. Ceremonia u zhvillua në ambjentet e universitetit “Barleti”, pranë Restorantit Ballkan, ku të pranishëm ishin gjimnazistët e shkollave të mesme të Tiranës, stafi i Universitetit ”Barleti” dhe familjaret e tyre.
Ceremonia u hap me fjalimin e Rektorit Prof. Dr. Marenglen Spiro i cili përshëndeti me përzemërsi dhe i uroi drejt rrugës së suksesit të tyre profesionalë, më tej e mbajti fjalimin Prof. Michael S. Totterdell dhe një pjesë e stafit të universitetit . Në këtë takim në njohjen të UB-së ishin dhe pedagogët e nderuar, Prof Gëzim Hado dhe Znj. Asije Koprencka, të cilët me përkushtim dhe të palodhur, kanë dhënë mësim përgjatë këtyre dy javeve të fundit.
Pas përfundimit të takimit u shtrua një kokteil të vogël në ambjentet e restorant Ballkanit duke i uruar maturantëve suksese në provimin e rradhës.