Universiteti Barleti, i mbështetur nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC), ka nisur këtë javë zhvillimin e projektit "Soft Skills përtej njohurive akademike - Trajnimi i pushtetit lokal për përmirësim të cilësisë së qeverisjes vendore".
Ky projekt konsiston në zhvillimin e kurseve në fusha të ndryshme, të cilat përfshijnë: Teknologji Informacioni, Gjuhë Angleze Profesionale, Menaxhim Projektesh dhe Menaxhim Financiar. Seminare mbi fushat e lartëpërmendura do të zhvillohet në Komunën Shushicë të rrethit të Elbasanit dhe Bashkitë e qyteteve Fushë-Krujë dhe Krujë, për punonjësit e pushtetit vendor.
Ditën e djeshme, 31 Korrik 2012, zhvillimi në terren i projektit nisi me ditën e parë të seminarit në Teknologji Informacioni në komunën Shushicë, me trajner, pedagogun e degës së IT-së në Universitetit Barleti, Z. Andi Gjokutaj. Seminare të tjera do të vazhdojnë pergjatë muajit Gusht e më tej.