Më datë 5 qershor 2012, Z. Ilir Mitezi, PhD pedagog në Universitetin e Michiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (www.umich.edu) zhvilloi në Universitetin Barleti një leksion të hapur mbi një fushë disi të re por shumë interesante ekonomike, atë të Behavioral Economics. (Ekonomia e Sjelljes).
Ky takim u bë i mundur falë bashkëpunimit të Universitetit Barleti dhe programin Brain Gain. Në situatën ekonomike globale në të cilën ndodhemi, parashikimet makroekonomike janë bërë gjithmonë e më të vështira. Nëse në të gjitha modelet ekonomike sjellja racionale e individit është një nga parimet bazë për funksionimin e një modeli, vitet e fundit vihet re një ndryshim i theksuar në këtë parim , pasi individët si pasojë e shumë faktorëve nuk sillen gjithmonë me racionalitet.
Sjellja racionale e individit / konsumatorit, PBB dhe shumuesit e tij , Tregu i punës dhe faktorët ndikues në të, ishin disa nga argumentet kryesore të trajtuar. Në sallë ishin të pranishëm studentë dhe pedagogë të Universitetit Barleti. Ky takim është i parë i një sërë takimesh që do të zhvillohen nga Z. Mitezi në kuadrin e këtij programi. Takimet që e pasojnë janë: