Në 19 Qershor u organizua në Bashkinë e Shkodrës një sesioni trajnimi për përfituesit e grantit të thirrjes së 2-të të programit ndër-kufitar Shqipëri-Mali i Zi.
Në këtë trajnim morën pjesë dy perfaqesues nga UB, kordinatorja dhe financierja e projektit. Pjesëmarrësit në këtë trajnim përbënin një numër rreth 30 veta, të cilët vinin nga Tirana dhe Shkodra, nga organizata jo fitimprurëse dhe institucione të ndryshme private dhe shtetërore.
Paneli i këtij trajnimi ishte i përbërë nga përfaqësuesja e Ministrisë së Integrimit, Znj.Greta Raka dhe Menaxheri i Programit te Delegacioni Europian Z. Ivan Manzano Barragan.
Çështjet kryesore të diskutuara në këtë trajnim ishin: cikli i kontratës së grantit, procedurat e prokurimit për furnitorët, kontratat e punës, buxheti dhe udhëzimet në lidhje me dukshmërinë e projektit dhe procesi i monitorimit dhe raportimit.
Ky trajnim ishte shumë frytëdhënës në sigurimin e udhëzimeve për të implementuar me saktësi kontratën e grantit, duke siguruar një menaxhim të shëndoshë financiar të fondeve të projektit.