Më datë 7.06.2012, në ambjentet e Universitetit Barleti u zhvillua takimi inicues i projektit "Arti, Plastika dhe Riciklimi". Një projekt ky i financuar nga Delegacioni Evropian në kuadrin e Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri - Mali i Zi, në bashkëpunim me CSTI (Mali i Zi).
Në takim morën pjesë: Dr. Gazmend Zeneli, Irida Nikolla, Miranda Berdo dhe Jorgest Kovaci nga ana e UB, dhe Dorina Plaku nga Deliart Association. Nga pala Malazeze morën pjesë Svetlana Vujicic,Vllado Jablan, Bojana Sekulic nga CSTi Montenegro dhe Igor Rakcevic nga Culture Zone.
Pas një prezantimi të shkurtër nga dy menaxherët e projektit, Gazmend Zeneli dhe Svetlana Vujicic, u diskutua mbi organizimin e punës për implementimin e projektit, aktivitetet e nevojshme, hapat që duhen marrë nga secila palë dhe afatet për aktivitetet e përbashkëta.
Ky takim do të vijohet nga takime të tjera të mëtejshme.