Në kuadër të projektit "Support to the civic monitoring of the development strategies of Vlora municipality" që mbështetet nga Ambasada e Sheteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, dhe në bashkëpunim me Institutin Shqiptar per Çështje Publike (Albanian Institute of Public Affairs, AIPA), në datën 15 qershor 2012 u mblodh ne Vlore grupi per formimin e Forumit per Monitorimin e Planeve Strategjike te Vlores.
Në këtë takim Institutin Shqiptar për Çështje Publike e përfaqësoi drejtori ekzekutiv i tij, Artan Puto, së bashku më ekspertin e çështjeve mjedisore Lavdosh Ferrunaj.
Në vazhdën e disa takimeve paraprake me aktore kryesore ne qytetin e Vlorës, nga shoqëria civile, nga Bashkia Vlore, nga Qarku Vlorë,në këtë mbledhje, ku morën pjesë 28 pjesëmarrës u diskutua gjatë për organizimin e Forumit dhe si përfundim u vendos krijimi i Forumit Civil Monitorues për Strategjinë e Zhvillimit të Vlorës (shkurt FCM).
U vendos me konsensus që për një periudhë 6 mujore shoqata "Qendra Aarhus Vlorë" te kryejë detyrën e sekretariatit te FCM (Aarhus Information Center Vlore - Albania, Tel/Fax: +355 33 402513, mob: + 355 692385781, email: [email protected]).
Në takim morën pjesë dhe nën/kryetari i Bashkise së Vlorës z. Arben Beqiraj dhe e derguara e Qarkut Vlore, zj. Nada Xhaferri. Në axhendën e takimit ishte parashikuar dhe prezantimi i planit strategjik të zhvillimit të Qarkut Vlorë, që u paraqit nga znj.Mirela Koçi, drejtoreshë e Shoqatës Auleda.
Mbi bazën e këtij plani u bënë dhe diskutime nga pjesëmarrësit e Forumit për të përcaktuar se cilat janë problematikat kryesore të qytetit, në lidhje me perspektivën e tij si qendër turistike rajonale dhe resurset për një zhvillim të qendrueshëm.
Pjesëmarrësit në këtë takim debatuan edhe për mënyrat më të efektshme në lidhje me një monitorim sa më të afërt të planeve të zhvillimit të rajonit të Vlorës duke respektuar nevojat dhe të drejtat e komunitetit lokal. Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) do të kujdeset në vazhdimësi për performancën dhe qendrueshmerinë e Forumit të porsakrijuar.