Universiteti "Barleti" është i vetmi ndër Universitetet Shqiptare që merr statusin e partnerit akademik global (Global Academic Partner) të Institutit Arsimor Amerikan të Hoteleri- Turizmit (American Hotel & Lodging Educational Institute - AHLEI) (http://www.ahlei.org/). AHLEI është një oranizatë jo-fitimprurëse themeluar në 1953 dhe aktualisht është prezente në më shumë se 60 vende në Europë, Azi, Afrikë, Lindjen e Mesme, dhe Amerikën Latine.
Marrëveshja e bashkëpunimit, u nënshkrua më datë 09.03.2012 në Berlin, gjatë panairit ndërkombëtar të turizmit (http://www.itb-berlin.de/en). Për UB marrëveshja u nënshkrua nga Dr. Gazmend Zeneli, Drejtor i Institutit të Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti (BIRD), ndërsa për AHLEI marrëveshja u nënshkrua nga Z. Robert L.Steele, President dhe COO i AHLEI. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin dhe Z.Joseph A. Mclnerney, President dhe CEO i Shoqatës Amerikane të Hoteleri Turizmit (American Hotel & Lodging Association) , Z. John S. Lohr përfaqësues i ALEI për Europën si dhe Z.Enver Mehmeti, President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA).
Në këtë mënyrë, Universiteti "Barleti" bëhet pjesë e rrjetit botëror të mbi 2500 Institucioneve që ofrojnë kurse të AHLEI që përfshin: Cornell University (SHBA), Johnson & Michigan State University (SHBA), Purdue University (SHBA), University of Delaware (SHBA), University of Nevada Las Vegas (SHBA), Business College of Athens (Greece), Indira Gandhi National Open University (Indi), William Blue College of Hospitality (Australi), Swiss Hotel Management School (Zvicër), dhe shumë Universitete të njohura në menaxhimin e operacioneve të hoteleri-turizëm.
Me marrjen e statusit GAP, Universiteti "Barleti" mund të ofrojë kurse në industrine e Hoteleri- Turizmit të njohura ne mbarë-boten dhe në përfundim të tyre të ofrojë Certifikatën e AHLEI për operacione në industrine e Hoteleri- Turizmit.
Universiteti mund te përdorë materialet akademike të AHLEI dhe të japë certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga AHLEI si pjesë e Diplomës në Menaxhim Hoteleri-Turizëm të ofruar nga ai vetë.
