Në datë 13 mars 2012, Akademia NULLGender edhe...NULL, pranë Institutit Shqiptar për Çështje Publike, në bashkëpunim me Universitetin "Barleti", zhvilloi aktivitetin e saj të parë publik, një diskutim të hapur me temë: "Statusi i gruas në Shqipëri, vështruar nga këndi i të drejtave të njeriut. Arritje dhe vështirësi".
Në aktivitet morën pjesë studiues dhe ekspertë të barazisë gjinore, personalitete me kontribut në përmirësimin e pozitës së gruas, pedagogë të së drejtës dhe të shkencave sociale në UB. Gjithashtu mori pjesë Dr. Eglantina Gjermeni, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, veprimtare e njohur për mbrojtjen e të drejtave të gruas në Shqipëri.
Rektori i UB, Prof. Marenglen Spiro, uroi "Akademinë Gender edhe.." për punë të suksesshme, duke shprehur besimin në ekspertizën e pedagogëve të universitetit tonë dhe në bashkëpunimin me aktorët e tjerë socialë, publikë dhe jo publikë të vendit.
Drejtori i ISHÇP, Dr. Artan Puto, shpjegoi shkurtimisht rolin dhe synimet e "Akademisë Gender edhe.." për tNULLu shndërruar në një qendër studimore dhe informacioni për problematikat gjinore, por jo vetëm. Ajo do të fokusohet në të gjitha shtresat dhe grupet sociale që vuajnë margjinalizimin për shkaqe të ndryshme, si varfëria, gjinia, etnia, mosha, paaftësia etj. Gjithashtu kjo Akademi do të jetë pjesë aktive e gjithë rrjetit social të krijuar në Shqipëri, që ka si mision krijimin e klimës që favorizon jo vetëm legjislacionin mbi të drejtat, por edhe zbatimin e efektshëm të tyre në jetë.
E ftuar për fjalën kryesore ishte Dr. Judith Knieper, e cila ka një përvojë të pasur pune në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit tonë. Ajo bëri një analizë të situatës aktuale të gruas jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, duke u mbështetur në të dhëna dhe instrumente konkretë matës për çështjet e pabarazisë gjinore.
Fjala e Znj. Knieper u pasua nga prezantimet e dy pedagogeve të UB, Drnt. Elona Bano dhe Drnt. Migena Kapllanaj, të cilat e fokusuan prezantimin e tyre tek të drejtat dhe roli i grave në kohë të ndryshme, si dhe tek statusi i tyre social-ekonomik në ditët e sotme.
Diskutimi me pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset u fokusua tek këndvështrimi i burrave, por edhe i vetë grave, mbi çështje të ndryshme që u takojnë të dy gjinive, mbi të drejtat e tyre, si dhe mbi përmbushjen e detyrimeve dhe raportimit të Shqipërisë në kuadër të Konventës së OKB-së për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër grave, CEDAW.
Nga ky forum u sugjeruan edhe përmirësime ligjore, veçanërisht lidhur me ndryshime të mundshme në Kodin Zgjedhor.
Ky aktivitet do të pasohet nga aktivitete të tjera në kuadër të AGP dhe nga botime të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut.
