Klubet Studentore në vazhdimësi të aktiviteteve, çelën javën e tyre në Universitetin "Barleti" duke trajtuar tematika me karaktere të ndryshme për fusha, te cilat klubet mbulojnë. Kjo javë përfshihej nga një axhendë e mbushur me takime dhe aktivitete kulturore, duke nisur me klubin Bota Studentore, ku si tematikë ishte konsolidimi dhe rritja e pjesëmarrjes studentore në kampus, i cili njeh në thelbin e tij rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në klubë, ku cdo studenti i ofrohet një mundësi për zhvillimineë aftësive në udhëheqje, ndërveprim shoqëror si dhe një ndjenjë e pjesëmarrjes në komunitet. Nga ky takim u vendosën disa pika, plane aktivitetesh për të cilat klubi do të përgatisë në të ardhmen, si psh. organizimi i një udhëtimi me karakter kulturor, organizimin tradicional të "ditës së verës" 14 mars, pranë ambjenteve të gjelberuara të UB-së, duke shijuar ballokumet e famshme të Elbasanit.
Java vazhdoi me takimin e klubit më të ri dhe ambicioz të Vullnetarëve në Shoqeri i cili mbledhjen e tij të pare e zhvilloi të mërkuren, 11 Janar 2012, në orën 12:30. Gjatë mbledhjes, u prezantuan synimet kryesore të klubit si dhe objektivat e tij për vitin 2012. Klubi ka për mision ndërtimin e një skuadre vullnetarësh nga studentët për qëllim kultivimin, zgjerimin dhe mësimin e ndjenjave njerëzore në shoqërinë Shqiptare, nëpërmjet pjesëmarrjës në aktivitete dhe organizime të ndryshme vullnetare, të drejtuara tërësisht nga ideja e ndihmës kundrejt njëri-tjetrit, prej së cilës i vetmi shpërblim është ndjenja e përkatesisë individuale dhe kolektive brenda këtij rrethi shoqëror ku jetojmë dhe punojmë cdo ditë. Me të tilla synime, klubi i vullnetarëve vendosi që të fillojë aktvitetin e tij me zhvillimin e një projekti për mbledhjen e rrobave, lodrave dhe librave për fëmijë nga mosha 8-15 vjec, ne ndihmë të shtëpisë e fëmijës "Zyber Hallulli" dhe "Fshatit SOS" në Tiranë. Projekti fillon të Hënën, 16 Janar në orën 12:30 me vendosjen e tre kutive në hollin kryesor të kampusit I dhe II të UB-së. Cdo kuti do të shënohet me mallin përkatës, në mënyrë që ndarja të bëhet e saktë për ndihmat që do të mblidhen. Dita e fundit e mbledhjes së ndihmave do të jetë 1 Shkurt, 2012. Këto ndihma do të dërgohen në institucionet e lartpërmendura në 3 Shkurt, 2012. Klubi fton të gjithë studentet, pedagoget dhe stafin e UB-së për tNULLu bashkuar me ta në këtë nisëm humane në ndihmë të së ardhmes së vendit, fëmijëve. Me realizimin e ketij projekti, klubi i vullnetarëve në shoqëri, do të ndërmarrë iniciativa të reja për të ndihmuar personat në nevojë te cilët jane pjesetarë në komunitetin tonë. E rëndesishme të përmëndet ishte se pjesëmarrja në klub u pa me shumë interes nga shumë studentë, kryesisht të vitit të I dhe II.
Në vazhdim të aktivitetit "Histori Suksesi" Klubi i Medias, Kultures dhe Teknologjisë, i cili, tashmë mbështet nga Zyra e Klubeve dhe Qëndra Studentore, riktheu sërisht në audiotorët e UB-së takimet me personazhe të njohur të medias. Të premten e datës 13 Janar 2012, aktori i mirënjohur i spektaklit "Portokalli", Florjan Binaj erdhi në Universitetin "Barleti" për të bashkëbiseduar me studentët në ndjekje të ciklit "Histori Suksesi". Z. Binaj nisi rrëfimin e tij nga vitet e shkollës, kur kishte nisur dëshira për pikturën dhe vitet e tij ne Liceun Artistik dhe më pas deshira për aktrim, e cila kishte lindur natyrshëm tek ai. Takimi u prit shumë mirë nga studentët; pati pyetje dhe një interes për të mësuar më shumë rreth jetës artistike, të cilën e karakterizojnë artistin në Shqipëri.
Gjatë bisedës u dhanë këshilla të vlefshem për studentët, optimizëm për të ecur në rrugën e vështirë të karrierës në çdo profesion, dëshirën dhe vullnetin për të bërë gjëra të mëdha dhe pse nuk sheh ndonjë dritë shprese tek to. E gjithë biseda ishte shumë e hapur dhe plot të qeshura nga salla, kjo si pasoj e përshkrimeve të personazheve komikë, të cilat Flori interpreton në Portokalli.
Aktiviteti i klubeve nuk mbyllet këtu. Ai sapo ka nisur në rrugën e javeve të mbushura me aktivitete nga çdo klub, duke i ardhur në mbështetje të gjithë Barletasve, të cilët janë treguar të gatshëm ti mbështesin dhe të jenë pjesë e tyre.
