Atmosfera festive ndihet gjithkund në këto ditë të dhjetorit, si e tillë ajo ka përfshirë edhe Universitetin "Barleti" ku natyrshëm brezat e pedagogëve dhe të studentëve ndërthuren plot dashamirësi dhe harmoni.
Me rastin e këtyre festave komuniteti i barletasve, studentë edhe pedagogë nën organizimin e Unionit Studentor edhe strukturave që merren me çështjet studentore u mblodhën së bashku për të festuar ditën e mërkurë, dt 21 dhjetor 2011 në ambientet e njërit prej pubeve më në zë të kryeqytetit.
Të gjithë studentët edhe pedagogët e UB-së nën ritmin e muzikës së larmishme moderne dhe asaj popullore shqiptare jo vetëm u dëfryen por organizuan edhe një minikonkurs për kërcimtarët më të mirë të mbrëmjes.
Mbrëmja u pasua nga karoke ku shkëlqenin jo vetëm studentët por edhe disa nga pedagogët, të cilët jo vetëm dinë që të japin dije por edhe të argëtohen më së miri me studentët e tyre si kolegë të ardhshëm. Spikaste zëri i këngëtares Gresa Gjeçera, studente viti i parë sociologji, e cila na fali kënaqësinë e të kënduarit live të disa prej hiteve të saj.
Kjo mbrëmje vërtetë titullohej "Wishes Party", por dëshira më e madhe e cila u realizua aty për aty ishte komuniteti i barletasve më i bashkuar dhe i lumtur se kurrë.
Gëzuar edhe për shumë vjet të dashur studentë!
