Në 20 Dhjetor, njëzet e pesë (25) barletas, të ndarë në dy skuadra, morën pjesë në turneun e Bowling, Kupa e Miqësisë 2011, të organizuar nga Rrjeti i Studentëve Shqiptarë në Botë, AS@N në qëndrën rekreative "Blur". Turneu i Bowling u zhvillua midis universiteteve të ndryshme në Shqipëri, publike dhe jo-publike. Në këtë aktivitet, merrnin pjesë edhe skuadrat përfaqësuese të AS@N dhe studentëve që studiojnë jashtë vëndit.
Sipas Edlira Çepani, drejtore ekzekutive e AS@N, ky është viti i tretë që organizohet një eveniment sportiv: "Qëllimi ynë është që të argëtohemi por edhe të bashkëpunohet mes të rinjve studente, për tNULLu sfiduar, pse jo, me sportivitet". Ky turne shtoi edhe më tej mundësine e njohjes, miqësisë dhe bashkëpunimit të të rinjve shqiptarë që studiojnë në Shqipëri dhe atyre që studiojnë e kanë studiuar jashtë vendit, – vuri në dukje Çepani.
Ky turne ishte i ndarë në tre raunde dhe secila prej skuadrave përbëhej me grupe deri në katër studentë. Në raundin e parë kanë garuar të gjitha skuadrat, kundërshtaret përkatës ku u vendos me short, i cili u hodh në fillim të aktivitetit.
Në pushim të raundeve, u organizuan diskutime për çështje të ndryshme midis pjesëmarrësve. Në gjysëmfinale 4 skuadrat fituese kanë luajtur përballë njëra-tjetrës.
Skuadra e UB-së zuri vëndin e tretë dhe mori kupën e përcaktuar për këtë vënd. Ndërkohë studenti i UB-së, Johanes Stafaj ishte fituesi i vendit të tretë si lojtari më i mire.
