Një nga objektivat e Unionit Studentor është të nxisë përfshirjen e studentëve si një pjesë integrale e UB, nëpërmjet organizimit të tyre në shoqata dhe klube, nëpërmjet Zyrës për Çështjet Studentore, nëpërmjet organizimit të aktiviteteve të ndryshme sociale e kulturore, nxitjes së pjesëmarrjes në trajnime, konferenca, debate të hapura, etj.
Unioni Studentor është organizmi përfaqësues i studentëve të UB. Ky organizëm përfaqëson të gjithë studentët e të gjitha degëve dhe viteve si dhe të gjitha shoqatat e studentëve. Ky organizëm vepron në bazë të udhëzimeve të përcaktuara në statutin e tij, si dhe në rregulloren dhe statutin e universitetit.
Gjatë periudhës, 05-09 Dhjetor 2011 studentët e të gjitha degëve në Universitetin "Barleti" zgjodhën përfaqësuesit e tyre për në Këshillin e Studentëve, si dhe Presidentin e Unionit të Studentëve, në përputhje me Statutin e Unionit Studentor.
Në zgjedhjet për Këshillin e Unionit rezultuan fitues 13 studentë .Gjithashtu Këshilli Studentor me konsensus nxori dy kandidatura për Presidentin e Unionit, duke kërkuar që të votohej në Këshill. Votimi u bë i fshehtë dhe transparent nga vetë anëtarët e Këshillit. President i Unionit Studentor u zgjodh Anisa Gogaj me shumicë votash.
