Të premten, 2 Dhjetor 2011, në ambjentet e Akademisë së Arteve -Tiranë, u zhvillua aktiviteti me titull: "Shqipëria Ime", e organizuar nga shkolla e mesme jo-publike, partnere e UB, "Meridian +" dhe shkolla 9-vjecare jo publike "Akros" . Aktiviteti i përvitshëm në kuadër të promovimit të vlerave kulturore me temë : "Shqiperia Ime" u vendos në skenë nga nxënësit e të dy shkollave të lartpërmendura. Nëpërmjet këngëve, valleve, poezive dhe përrallave, nxënësit bënë një udhëtim të shkurtër në të gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashtë kufirit zyrtar të Shqipërisë. Duke u nisur nga veriu ku spikatën këngë të krahinave të Kosoves, e deri në jug me Çamërinë, nxënësit dhuruan momente emocionuese për spektatorët në sallë. Përfaqësuesit e UB, ishin nderuar nga organizatoret me vende ne rradhën e parë, si njohje e partneritetit midis shkollave.
Nxënësit e shkollës së mesme Meridian +, por edhe ata të ciklit të ulët, ishin një kënaqësi e veçante për tu ndjekur teksa recitonin me aq dashuri e këndonin apo vallëzonin nën tingujt e folklorit të trojeve të ndryshme me aq pasion, e të veshur ne kostume të mahnitshme shqiptare.
I ftuar në ketë aktivitet ishte dhe arkeologu i nderuar Prof. Neritan Ceka, i cili ju dhuroi shkurtimisht nxënësve dhe të pranishme një leksion të shkurtër mbi antikitetin Shqiptar.
Ndenja të forta patriotizmi për vendin dhe krenarie për nxënësit si simbol të së ardhmes shoqëruan për gjatë tërë shfaqes të pranishmit në sallë. Së fundmi një Bravo për organizimin dhe iniciativën e vënies në skenë të një aktiviteti gjithpërfshirës, ku toleranca sidomos ajo ndërkrahinore binte në sy si element kryesor në promovimin e vlerave dhe kulturës Shqiptare.
Partneriteti mes këtyre institucioneve të arsimit parauniversitar dhe Universitetit "Barleti" do të vazhdojë si në pasurimin e jetës shkollore apo akademike po ashtu edhe me aktivitete jashtëkurrikulare duke i sjellë nxënësit një hap më pranë auditorëve
