Ditën e enjte dt 24 nëntor 2011, Universiteti "Barleti" hapi siparin e "Stinës së librit shqiptar" me të ftuarin e parë, shkrimtarin e ri Loer Kume, i cili prezantoi librin e tij "Lux" ose ndryshe "Drita". Për rreth dy pre Kume prezantoi temat më kryesore që përbënin thelbin e prozës së tij të shkurtër në formë tregimesh, zhanër ky tepër i vështirë për vetë koncizitetin që kërkon. Libri ju drejtohet të gjitha moshave dhe ne te 14 tregimet e tij prek sfera të ndryshme të ekzistencës së autorit, që nga përshkrimi i procesit të tij të krijimit e deri tek fantashkenca.
Autori i bën elozhe dritës në përgjithësi, si simbol i jetës qoftë asaj të thjeshtë të përditshme, rutinë ashtu dhe asaj krijuese. Citojmë se për autorin "Drita është magjia bazë që bën të shohim e perceptojmë jetën, si pasojë ta jetojmë. Dhe vetë egzistenca e saj si konstante universale është magjike. Dhe dualiteti i saj si grimcë dhe valë është magji që ngacmon mendjen për dualitetin e krijimit. Foton - kuant, mirë - keq, burrë - grua, yin - yang e sa të duash pjesë simetrike të së tërës.
Drita është simboli i ekuilibrit. Drita është elementi bazë i shkrimit tim, në çdo pjesë të këtij libri gjendet ajo, e fshehur ose e dukshme". "Lux" është përmbledhje e shtrirë në një hark të gjatë kohor duke i etiketuar në tre grupe sic do të thosh autori: Kapriço urbane, Teha Resh dhe Futura. Kështu pra tregimi "Gjyqi i hijeve" është metaforë gotike e procesit të krijimit të paktën letrar, të paktën timit. Dritësjellësi, që është dhe burimi i pandërgjegjshëm i titullit të librit është trajtimi i mitit të Luçiferit, engjëllit të rënë në një këndvështrim kompleks tejEdipian të dritës dhe "pushtetit të brezit të ri", shkruar duke pirë konjak një natë dimri deri në një mëngjes dimri. "Pushtimi i parajses" rri mirë e bukur në këmbë pa pasur baza morale por veç nevojën për adhurim e frymëzim emotiv ndaj bëmave të skajshme të trimërisë.
"Biblioteka" është pastërtisht etje për jetë, dhe çapitje mbi librat. "Mr. PushShteti..." është ashtu dhe loja e fjalëve në titull, një lojë komplekse letërsie e prodhuar nga dy ngjarje deri diku të vërteta, që më kanë tronditur mua, mbase më pak nga shumë të tjerë. "Moonlight drive" është poemë e egër e një mënyre të të dashurit, e shijes së dheut dhe puthjeve. "Dëshirë e fundit?" Mbetet në pyetje, një formë ndjenje që tejkalon jetën, një formë pasioni që thyen kurrizin e ftohtë të vdekjes. "Dita e tetë" është soditje nga cepi më distal i universit tonë, ulur këmbëkryq me një gotë verë të kuqe në dorë, duke ndjerë një rrymë elektrike të qarkullojë nëpër neurone e shkaktuar frikë për të nesërmen. ""Biorisia" ashtu si "Dita e tetë" është pjesë libri që mbetet për tu mbaruar. Ka gjendje të caktuara fiziko shpirtërore që bujarisht dhurojnë përjetime absolute të rralla në njerëzi. është çeshtje sekondash, më saktë koha sNULLka të bëjë fare, por sheh veten të tretur dhe gjithçka është gjithçka. Pas kërkimesh autori ka arritur në konkluzionin që një formë të ngjashme njohin dhe budistët, e quhet Satori, pastrimi para Nirvanas. Kjo gjendje quhet (term i krijuar padyshim nga unë) BIORISIA. Risi - biosNULLi, ose një Rise (angl.) biosNULLi. "Re puplore" është shpirti i TEHA RESH. është poezi e një mënyrë të jetuari, dhe filozofie. është një kurorë që jo çdokush, as autori vetë që e ka peshkuar konceptin aty qark qiellit, nuk mundet gjithmonë ta mbaj mbi kokë. Të shkruash letërsi, ndryshe nga çNULLmendon shumëkush është sport. Një sport që përcakton raportet me veten dhe botën. Zhvillon qenien tënde anatomike dhe shpirtërore, dhe nxit, argëton, frymëzon, zhvillon dhe ata që goditen nga drita e leximit të duhur, ose të leximit te i cili pasqyrohen.
U kaluan disa minuta të këndshme, absolutisht relaksuese dhe larg realitetit i cili sa vjen dhe bëhet më konsumator dhe mbytës i shijes së të bukurës, e cila thërret pafund që ta shpëtojmë nga vdekja e sigurt, pra nga monotonia. Kështu autori dhe studentët fjali pas fjalie, batute pas batute u shkrinë ne një enderr drite mes miqsh. Shija ëmbël e këtij aktiviteti do të pasohet edhe nga promovime të tjerë librash të zhanreve të ndryshme, po kaq të rinj sa dhe "LUX", të gjithë të promovuar në panairin e fundit të librit.
