Ditën e premte, datë 29.01.2021 Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Kompjuterike nënkujdesin e pedagoges Esmeralda Kazia në bashkëpunim me Klubin e Sipërmarrjes dhe Inovacionit dhe me klubin ICT, nën koordinimin e studentëve Eva Mihana dhe Gevio Tabaku, organizuan aktivitetin me
temë “Inovacion-Kreativitet-Sipërmarrje”
Aktiviteti në fokus kishte rëndësinë e trajnimit të sipërmarrësve në lidhje me kreativitetin dhe inovacionin. Termat zbulim, shpikje, inovacion dhe kreativitet janë ndër përbërësit më të rëndësishëm për aktivitetin e sipërmarrjes së suksesshme, avantazhin e ardhshëm konkurrues të një sipërmarrje të re dhe rritjen e qëndrueshme të individëve, bizneseve dhe madje edhe kombeve. Në një botë të karakterizuar nga paqëndrueshmëria, pasiguria, kompleksiteti dhe paqartësia, udhëheqësit kërkojnë aftësi inovacioni. Të menduarit në mënyrë fleksibile dhe zhvillimi i një mendësie sipërmarrëse janë kritike për lulëzimin në mjedise të pasigurta biznesi. Ky aktivitet ishte me vlerë si për sipërmarrësit aspirues dhe praktikues, dhe për ata të cilët ishin të interesuar të bëhen udhëheqës inovativë në një botë të ndërlidhur.
Pjesa tjetër e aktivitetit u përqëndrua në tendencat e së ardhmes duke përfshirë: Dronët, Fintech, 5G, makinat autonome ,”Smart Summer” Extended Reality, Blockchain , IoT, Inteligjenca Artificiale, Siguria kibernerike etj e cila ngjalli kuriozitet dhe u prit jashtezakonisht mire nga maturantet ,studentet dhe aspiruesit të cilët nuk ngurruan të ndanin opinionet e tyre.
#KlubetStudentoreBarleti #UniversitetiBarleti #UniversitetiEkselencës