Njohuritë shkencore, së toku me shprehitë dhe aftësitë profesionale që ka përfituar në auditoret e Universitetit"Barleti" , studentja e MND në"Politika Publike dhe Administrim" Znj. Artrida Ferketi, guxon ti përballojë me aktorët e qeverisjes vendore, shoqërisë civile, medias, komunitetve fetare si edhe komunitetet e prindërve dhe nxënësve të shkollave të sistemit parauniveristar të Qarkut të Shkodrës, ku edhe kontribuon profesionalisht.
Në ndihmesë të këtij qëllimi në ambjentet e Grand Hotel Europa në Shkoder, u organizua Konferenca Rajonale"Së Bashku: Shkollë-Familje-Qeverisje Vendore - Të Ndërtojmë Partneritetin e Shoqërisë për Zhvillim të Qëndrueshëm"
Në prezantimin e saj, Znj. Ferketi prezantoi idenë se ndërtimi i partneritetit efektiv dhe funksional Shkollë-Familje-Qeverisje Vendore, do të kontribuojë së tepërmi për komunitetet dhe territorin e qarkut të Shkodrës. Për më tej studentja , ofron edhe mënyrën dhe instrumentet se si mund të arrihet një partneritet i tillë për zhvillim të qëndrueshem në qarkun e shkodrës .
Njohuritë shkencore të fituara në auditoret e UB theksoi studentja në prezantimin e saj, më lejojnë të argumentojë se krijimi i shoqërisë së dijes, nëpërmejt përdorimit të teknologjive të reja të informacionit e komunikimit, do ti shërbeje së tepërmi ndërtimit të partneritetit të dëshiruar dhe shtruar si sfidë njëherazi përfundoi , titullarja e DAR të qarkut të Shkodrës. Kësisoj, sipas pritshmërisë, struktura reale do të komunikojnë dhe edukohen nëpërmjet TIK, si edhe do të ndërmarrin nisma konkrete të përbashkëta për çështje të territorit, mjedisit e vlerave të natyrës e shoqërisë ne Qarkun e Shkodrës.
Dr. Reis Mulita, si përfaqësues i Universitetit "Barleti" , prezantoi temën" Sfidat e Institucioneve të Arsimit të Lartë për krijimin e Shoqërise së Dijes dhe Zhvillim të Qëndrueshëm : Rasti i Universitetit"Barleti".
Në prezantim , Dr. Mulita evidentoi rolin e UB nëpërmjet zhvillimit të programeve akademike dhe punës studimore e kërkimore të drejtëpërdrejtë, dhe kontributin për të krijuar shoqërinë e dijes për zhvillim të qëndrueshëm, përgjatë të gjithë cikleve të studimeve universitare, Bachelor, Master dhe së shpejti studimeve të Doktoraturës në partneritet me Universitetin Clemson, ne USA.
Njëherazi edhe udhëheqes shkencor i tezës së dizertacionit të studentes Ferketi, Dr. Mulita theksoi se kjo Konferencë Rajonale është një nga shprehjet konkrete të formave të shumta që UB realizon për të ofruar dije shkencore bashkëkohore të transferueshme në shërbim të shoqërisë , në zbatim të modeleve bashkëkohore të veprimtarisë së universiteteve të vendeve të BE, ku synojmë të integrohemi.
Drejtues të Këshillit të Qarkut, të Bashkisë, të Shkollave të Mesme të Qarkut, përfaqësues të shoqërisë civile, komunitetit të Prindërve e Nxenësve dhe të medias e pershendetën dhe vlerësuan maskimalisht nismën dhe veprimtarinë, duke garantuar mbështetje për realizimin e saj.
Dr. Nasi Mitrojorgji, Shef i Departamentit të"Politikave Publike dhe Administrimit" në Universitetin Barleti, në përgjigje të interesit dhe vlerësimit maksimal të të pranishmëve për veprimtarinë e UB në tregun e arsimit të lartë, përcolli mesazhin se filozofia dhe veprimtaria e UB, ka si objektiv të ofrojë risi dhe praktika inovative e zhvilluese në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe se kjo veprimtari do ta sjellë UB, edhe më praneë Qarkut të Shkodrës në të ardhmen.
Veprimtaria u ndoq me intres dhe u transmetua gjerësisht nga mediat në nivel Qarku.
