Ambasada Australiane, në Itali #AustralianEmbassyItaly, shpreh falenderimet dhe vlerësimin për Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, AIPA, për realizimin suksesshëm të Projektit Special.
Ndër praktikat e mira të këtij projekti përmendim trajnimet intensive gjatë të cilave pjesëmarrësit morën njohuri të detajuara dhe kompetenca profesionale për të përdorur teknologjitë kryesore në procesin e mësimdhënies; botimin e librit mbi edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit si edhe në ngritjen e Qendrës së e Trajnimit për Fëmijët me Nevoja të Veçanta, e cila do të ofrojë trajnime dedikuar fëmijëve me nevoja të veçanta nëpërmjet përdorimit të teknologjive të informacionit. Krijimi i së cilës, jo vetëm do të forcojë impaktin e projektit, por do ta bëjë më të qëndrueshme iniciativën e tij
Gjithashtu, me anë të këtij projekti është fuqizuar ekipi i 12 pedagogëve dhe i 60 studentëve me njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera mbi SNE dhe TIK. Ka një platformë online, të aksesueshme, e cila ka informacione dhe burime mbi SNE dhe TIK, duke funksionuar si një pikë kyçe për mësuesit në nivel kombëtar. Së fundi, por jo më pak e rëndësishme me anë të këtij projekti është rritur ndërgjegjësimi mbi përdorimin e teknologjisë. Universitetet që ofrojnë programe për përgatitjen e mësuesve të rinj tashmë kanë një libër/tekst universitar dhe module trajnimi që ofrojnë teknologjitë bashkëkohore në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.