Të shtunën e datës 15 tetor në Universitetin Barleti u mbajt seminari me titull "Empowering People Through Citizens" Journalism" i organizuar nga Instituti IDEM dhe Universiteti Barleti. Seminari mblidhi sëbashku gazetarë, studiues të mediave qytetare, studentë të Universitetit Barleti, aktorë të mediave dhe qytetarë të interesuar.
Qëllimi i këtij seminari ishte nënvizimi i rëndësisë së mediave qytetare për fuqizimin e shoqërisë civile, evidentimin e problematikave që nuk përmenden në mediat komerciale dhe angazhimin e të rinjve në pjesëmarrje gjithnjë e më aktive mediatike në Radiot e Kampuseve Universitare, blogjeve dhe periudokëve jo-fitimprurës. Ndarja e ekpseriencave të përfaqësuese të IDEM dhe UB u ndoq nga prezantime të projekteve të deritanishme dhe më tej u vijua me një diskutim të hapur dhe miqësor ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në seminar.
The Institute for Democracy, Media and Cultural Exchange dhe Universiteti Barleti kanë nisur një bashkëpunim të ngushtë në forcimin dhe inkurajimin e nismave mediatike nga studentët dhe ngritjen e një Radio Stacioni studentor në kampusin qëndror të Universitetit Barleti.