Dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore janë dy terma që përdoren për t’iu referuar një sërë abuzimesh ndaj grave, që vijnë për shkak të pabarazisë gjinore dhe statusit të nënshtruar të grave në shoqëri, në raport me burrat.
Sipas OKB, 35 % e grave dhe vajzave në rang global përjetojnë një ndër format e dhunës që ushtrohen ndaj kësaj gjinie.
Instituti Shqiptar për Çështje Publike, AIPA, në bashkëpunim me Rrjetin e Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AWEN, organizuan sot tryezën virtuale me temë: "Dhuna me Bazë Gjinore dhe Kontributi i Shoqërisë Civile për Minimizimin e Saj"
Studentët dhe pedagogët e Universitetit Barleti, mirëpritën Znj. Irena Shtrazi, përfaqësuese e AWEN, në një bisedë të hapur dhe frymëzuese rreth rolit të shoqërisë civile në adresimin e pabarazive dhe dhunës me bazë gjinore.
Folëm dhe ndamë eksperienca, shkëmbyem mendime e opinione rreth disa çështjeve që janë thelbi i punës sonë të përditshme. Çfarë është bërë, çfarë nevojitet akoma, çfarë kontributi të shtuar mund të japë brezi i ri në adresimin e pabarazive gjinore, në ndryshimin e mendësive e stereotipeve që e ruajnë status quo-në, ishin disa nga pyetjet që u munduam i jepnim përgjigje së bashku!