Paqe.
Zhvillim.
Solidaritet.
Tolerancë.
Zëri ynë ka rëndësi.
Dita Ndërkombëtare e për paqe dhe zhvillim, është shpallur nga UNESCO më 2001 dhe festohet çdo vit më 10 nëntor. Instituti Shqiptar për Çështje Publike #AIPA, është i angazhuar në promovimin e paqes dhe garantimin e zhvillimit të qëndrueshëm duke u angazhuar në projekte dhe aktivitete të ndryshme
që nxisin dhe promovojnë lirinë, të drejtat e njeriut si edhe tolerancën dhe solidaritetin!
#AIPA në përmbushjen e misionit të saj si një qendër edukimi dhe kërkimi shkencor për çështje që kanë të bëjnë me demokratizimin, qeverisjen e mirë, dhe zhvillimin ekonomik dhe social në kuadër të proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit, zhvilloi sot, në kuadër të Ditës botërore për paqe dhe zhvillim, në bashkëpunim me Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, #KMD, një tryezë bashkëbisedimi online me pjesmarrjen e Komisionerit për
Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Robert Gajda, pedagogë dhe studentë të #UniversitetitBarleti. Takimi u përshëndet nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Agim Kukeli. Fjala e Z. Gajda theksoi rëndësinë e garantimit të paqes dhe të zhvillimit të qëndrueshëm mbi bazën e parimit të
barazisë si edhe të mosdiskriminit. Me shembuj ilustrues nga veprimtaria e Komisionit, Z. Gajda mundësoi një bisedë interaktive me studentët dhe pedagogët.