
Në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të Universitetit Barleti, përpos programit Erasmus+, tashmë UB pranohet edhe në rrjetin CEEPUS. CEEPUS është platformë e shkëmbimeve studentore dhe stafit midis vendeve të Europës Qëndrore dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Tashmë UB do të ketë mundësinë t’u ofrojë studentëve të tij bursa shkëmbimi në universitetet prestigjoze të Austrisë, Hungarisë, Sllovakisë, Çekisë etj. Ky anëtarësim vjen si finalizim me sukses i aplikimit disa mujor, me inciativë të pedagoges Esmeralda Kazia.
