
Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit zhvilloi ditën e sotme, datë 06/02/20 takimin e parë me Bordin e Karrierës.
Qëllimi i formalizimit të këtij Bordi është përmirësimi i kurrikulave dhe programeve në funksion të integrimit të suksesshëm të studentëve në tregun e punës.
Ky takim pritet të pasohet nga zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta si: projekte në fushën e turizmit, leksione të hapura, trajnime, praktikë pranë bizneseve, etj. që do të shërbejnë si elementë transformues të studentëve në profesionistë të ardhshëm.
