
Filloi rrugëtimin e tij Klubi i Psikologëve në Universitetin Barleti, i cili në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, do të nisë ciklin e takimeve dhe aktiviteteve.
Gjatë takimit të parë studentët propozuan aktivitete për funksionimin e klubit si dhe u zhvillua loja e tiparit të personalitetit bazuar në shkronjën e parë të emrit. Pjesëmarrës të klubit janë studentë të UB nga programe të ndryshme studimi, por edhe maturantë nga gjimnazi “Myslym Keta”.
Takimi i rradhës ditën e enjte, 16.01.2020, ora 12.30 ku klubi do nisi takimin me teknikat e relaksimit dhe do të zhvillojmë disa ushtrime praktike relaksimi.
