
Studentët e vitit të dytë në programin e studimit “Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente”, të shoqëruar nga pedagoge Dr. Elda Mamoçi, zhvilluan një orë në natyrë në lëndën “Disenjimi i programeve të rekreacionit”.
Gjatë kësaj ore, ata u njohën me Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës në formën që është sot. Në ditët e sotme, është jetike që projektuesit dhe menaxherët e fushës së turizmit, të punojnë për të ruajtur një ekuilibër të mirë midis cilësive dhe vlerave të veçanta të natyrës, të cilat ofrojnë përfitime të konsiderueshme për njerëzit, dhe mënyrave në të cilat përdoret toka.
Studentët u njohën me zonën përreth, për të parë më nga afër shembullin e dizajnit në natyrë, me qëllim rritjen e aftësisë së tyre në hartimin e planeve për vizita të tilla. Kjo eksperiencë do t’ju vijë në ndihmë për të njohur mundësitë e vizitorëve të ndryshëm të parkut të liqenit për të përdorur zonën, për t’u njohur me nevojat e tyre, pritshmëritë, por edhe për të hartuar projekte mbi zhvillimin e dizajnit nga kjo perspektivë.
