Më 09.11.2019 filloi trajnimi me certifikim për Udhërrëfyes Turistik Kombëtar, Lokal, dhe Specialitet i Veçantë me një prezantim dhe trajnim njohës mbi rëndësinë e turizmit strategjik dhe atij kulturor në Shqipëri dhe në rajon. Ky trajnim u drejtua nga Dr. Gazmend Zeneli, drejtues i dhjetra projekteve në
fushën e Turizmit dhe Pedagog pranë Universitetit Barleti.
Ky trajnim do të zbatohet nga njësia e trajnimeve Barleti Training and Testing Center me mbështetjen akademike të Departamentit të Menaxhimit të Turizmit pranë Universitetit Barleti dhe Shoqatave të Turizmit në Mbulimin e pjesës praktike të programit.
Seanca e radhës është planifikuar më 16.11.2019 andaj mirëpresim të interesuarit ti bashkohen grupit të trajnimit.
Për informacion, pyetje apo për konfirmimin e pjesëmarrjes ju mirëpresim të na kontaktoni në: [email protected] dhe 0697063488.