
Zv. Rektore për Kërkim dhe Zhvillim në UB, Prof. Dr. Suzana Guxholli dhe Administratori i Deleguar në UB, Prof. Asoc. Dr. Arbi Agalliu në bashkëpunim me Bordin e Mbikqyrjes Publike zhvilluan një takim me përfaqësuesin e Chartered Accountants Hall, London, Dr. David Brookfield.
Subjekti i diskutimit në këtë takim ishte intensifikim i marrëdhënieve midis Universitetit Barleti dhe tregut të punës në fushën e auditimit apo ekspertizës kontabël. Gjithashtu, diskutimet prekën edhe mënyrën se si duhen përshtatur dhe përmirësuar programet e kurrikulat Universitare në fushën e financë-kontabilitet në përputhje me standartet më të mira, në mënyrë që studentët e diplomuar të jenë sa më të aftë për tu integruar në tregun përkatës.
