Këtë të shtunë, studentët e Universitetit Barleti vendosën që në mënyrë vullnetare të zhvillojnë një aktivitet ndërgjegjësues për një Tiranë më të pastër. Ata u hipën biçikletave dhe dolën nëpër kryeqytet, duke synuar të promovojnë jetën ekologjike, si një praktikë qytetare dhe evropiane, që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të komunitetit tonë. Duke dëshmuar se Universiteti Barleti jo vetëm kryen studime e ndihmon akademikisht në ruajtjen e mjedisit dhe sidomos të zhvillimit të qëndrueshëm, Barletasit u treguan kryeqytetasve se janë një rini vigjilente ndaj natyrës, si një burim jetik e gjithaq argëtues.