
Universiteti Barleti me anë të Barleti Training and Testing Center filluan sot më 05.11.2019 programin praktik bazuar në modelin: Studim, Trajnim, Punësim.
Ky model konsiston në testimin, orientimin, trajnimin dhe certifikimin për aftësimin profesional, individual dhe praktik të studentëve, të sapodiplomuarve apo profesionistëve, me pak apo shumë përvojë pune dhe më pas mbështetjen e tyre orientuese për lehtësim të procesit të punësimit.
Kandidatët e interesuar janë të mirëpritur të aplikojnë duke dërguar cv-në e tyre në: [email protected] e duke specifikuar në subjekt pozicionin e punës ku aspirojnë të punojnë.
Aplikantet me pas do të ftohen nga ne në një seminar informues mbi këtë program.
Sqarim: Të dhënat personale të aplikanteve ruhen konform të gjitha ligjeve në fuqi për të dhënat personale.
Ju mirëpresim
