Pse të zgjidhni këtë program doktorate

- Ky program ofron një sintezë ndërdisiplinare mes të drejtave ndërkombëtare të njeriut, çështjeve të zhvillimit, politikave shëndetësore dhe kërkimit shkencor.

- Programi ofrohet nga Universiteti Clemson, një institucion amerikan i arsimit të lartë, me reputacion të lartë, i vlerësuar si një lider në fushën e arsimit të shkencave sociale.

- Ky është programi i parë i këtij lloji i ofruar në Ballkan, me vendndodhje në Tiranë, një qytet ndërkombëtar.

- Të gjitha lëndët do të ofrohen nga pedagoget e Universitetit Clemson-IFJK.

- Pedagogët e UK do të udhëheqin kërkimet e studentëve.

- I gjithë personeli akademik është tepër i kualifikuar dhe me përvojë ndërkombëtare në studime të familjes dhe komunitetit.

- Ju do të jeni studentë të Universitetit Clemson, gjë që do t’ju bëjë të mundur të përdorni bibliotekën online dhe sistemin online të mësimdhënies, ndërkohë që do të qëndroni në vendin tuaj.

- Diploma PhD do të lëshohet nga Universiteti Clemson.

- Do të aplikohen tarifa mjaft më të ulëta të shkollimit.

- Duke përdorur një format të përzier të kursit, programi përgjithësisht ju lejon ju të ruani vendin e punës.