REKTORATI / Organet drejtuese te rektoratit

REKTORATI
Rektorati është organ kolegjial ekzekutiv i institucionit, i cili kryesohet nga Rektori dhe në përbërje të tij janë: Rektori, Zëvendës Rektori, Administratori i Deleguar dhe dekanët e fakulteteve. Në funksion të tematikës dhe trajtimit të problemeve, në mbledhjet e Rektoratit mund të ftohen të marrin pjesë drejtorë të instituteve etj. Rektorati është njësi administrative, që operon në mënyrë të pavarur sipas detyrave të përcaktuara në statut dhe në rregulloren e institucionit; ai ka edhe një sekretar.

Funksionet kryesore të Rektoratit janë:

a) Harton planin disavjeçar të zhvillimit të institucionit;
b) Harton programin vjetor të veprimtarive dhe ndjek zbatimin e tij;
c) Formulon kritere për shpërndarjen e burimeve financiare, materiale dhe njerëzore;
ç) Harton dhe propozon projektbuxhetin për miratim, organizon dhe mundëson projekte për programet e studimit dhe kërkimit shkencor, si dhe ndryshime të nevojshme strukturore për realizimin e tyre;
d) Zbaton të gjitha vendimet e marra nga Bordi;
dh) Monitoron dhe publikon te gjitha rezultatet e vlerësimit të veprimtarive të UMB;
e) Përgatit marrëveshje bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë vendase ose të huaja;v ë) Propozon strukturën e përgjithshme dhe numrin e personelit për të gjithë institucionin;

Detyra të tjera dhe funksionimi i Rektoratit përcaktohen në rregulloren akademike të institucionit.

ORGANET DREJTUESE TË REKTORATIT
Prof. Dr. Mareglen SPIRO
Prof. As. Dr. Zamira ÇAVO, Zëvendës Rektore;
Prof. Dr. Gëzim HADAJ, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike;
Prof. As. Dr Semiha LOCA, Dekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë;