Metodat e Mësimdhënies

Metoda të mësimdhënies
Universiteti ofron një spektër të gjerë teknikash të mësimdhënies të cilat variojnë nga forma e punës mësimore dhe mënyra e zbatimit. Disa nga metodat e mësimdhënies janë seminaret (mësimdhënie në grupe të vogla), puna individuale me udhëheqje, seminari hulumtues, orët e ushtrimeve, orët praktike në klasë, seancat për zgjidhjen e problemeve, mësimet në laborator, orët e eksperimentit, stazhet, praktikat në punë, puna në terren, mësimi në distancë ose elektronik, etj.

Metoda të mësimnxënies
Teknikat mësimore përfshijnë jo vetëm punën e pedagogut por edhe veprimtaritë mësimore që u kërkohen studentëve në një program studimi. Përveç pjesëmarrjes në leksione, leximit të librave apo revistave mund të përmenden kërkime materialesh në bibliotekë, shqyrtim i literaturës, shtrimi i problemeve që jepen nga lektori, kryerja e hulumtimeve me vështirësi në rritje, ushtrime aftësimi teknik, hartim eseje, bashkëpunim me studentë të tjerë për hartimin e raporteve, përgatitje prezantimesh me gojë (në grup ose individuale), kritika konstruktive ndaj punës së të tjerëve dhe vënie në zbatim të kritikave të të tjerëve, pjesëmarrje apo udhëheqje në mbledhje apo ekipe, punë e vazhdueshme për përmbushjen e afateve kohore të detyrueshme, etj.