Ngarkesa Mësimore

Ngarkesa mësimore javore
Ngarkesa mësimore javore në auditor për leksione, seminare, ushtrime dhe laboratore është 20 - 25 orë mësimore. Në sistemin me kohë të pjesshme ngarkesa mësimore është 12 - 16 orë në javë (ose rreth 1500 orë në vit). Koha dhe auditori i zhvillimit të verimtarisë mësimore pasqyrohen në orarin e mësimeve i cili është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët.

Ngarkesa e punës së studentit
Ngarkesa e punës së studentit është koha (e shprehur në orë) që mendohet se do t''i duhet studentit mesatar (të një cikli/niveli të caktuar) të punojë për arritjen e rezultateve të nxënies. Kjo kohë përfshin të gjitha aktivitetet e nxënies që duhet të kryhen nga studenti (leksione, seminare, punë praktike, mësim privat, vizita profesionale, provime, etj.).

Kreditet masin ngakesën e punës së studentit, nisur nga koha e nevojshme për të përfunduar një njësi të caktuar të nxënies. Numri i orëve të punës të nevojshme për arritjen e rezultateve të caktuara të nxënies varet nga aftësitë e studentit, nga metodat e mësimdhënies dhe nxënies, nga mjetet mësimore dhe lloji i kurrikulave të zbatuara. Edhe njohuritë paraprake luajnë një rol të rëndësishëm në sasinë e ngarkesës së punës së studentit.

Në llogaritjen e ngarkesës së punës konsiderohen:

  • Numri i përgjithshëm i orëve të kontaktit (orë javore shumëzuar për numrin e javëve);
  • Përgatitja paraprake personale dhe shënimet e marra në leksion;
  • Përgatitja paraprake personale dhe shënimet e marra në leksion;
  • Puna e mëtejshme e pavarur;
  • Mbledhja dhe përzgjedhja e materialit përkatës;
  • Leximi dhe studimi;
  • Përgatitja e provimit me gojë ose me shkrim;
  • Shkrimi i eseve ose tezave;
  • Puna e pavarur në laborator.