Kërkimi Multidisiplinar

Një nga tiparet themelore të veprimtarisë kërkimore shkencore në UMB dhe strukturat e saj, është karakteri ndërdisiplinar i saj.

Natyra tepër komplekse e zhvillimit në të gjithë fushat e sektorët e ekonomisë, e bën të domosdoshme nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë dhe koordinimi midis strukturave brenda e jashtë UMB-së, si edhe ndërmarrjen e studimeve të thella dhe të integruara për trajtimin dhe propozimin e zgjidhjeve për problematikat e ndryshme, duke filluar nga ato që lidhen me klimën e biznesit, problemet sociale dhe të komunitetit në përgjithësi, problemet e zhvillimit rajonal, të planifikimit urban, transportit e ato mjedisore, etj.